
Miliarderi saudit dhe pjesëtari i familjes mbretërore, princi Al-Walid ben Talal, pohoi se Donald Trump është një turp për SHBA-në dhe se ai duhej të tërhiqej nga fushata elektorale për presidencialet amerikane.
Princi Walid, i cili drejton grupin ”Kingdom Holding Co”, interesat e së cilit varen nga gjiganti bankar amerikan ”Citigroup”, ka reaguar ndaj deklaratave të diskutueshme të Trumpit për ndalimin e hyrjes së qytetarëve myslimanë në SHBA.
“@realDonaldTrump. Ju jeni një turp, jo vetëm për GOP-në (Partia Republikane amerikane) por gjithashtu për të gjithë SHBA-në”, deklaroi dje në mbrëmje princi Al-Walid në llogarinë e tij në Twitter @Alwaleed_Talal.
“Tërhiquni nga gara për zgjedhjet presidenciale amerikane, kurrë nuk do të mund të dilni fitimtar”, shtoi princi Walid