Irani prezantoi një helikopter të ri gjuajtës

Në Iran u zhvillua demonstrimi publik i helikopterit të ri gjuajtës “Toufan 2” i prodhimit vendas. Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral i brigadës, Ahmad Vahidi. Sipas fjalëve të tij, helikopteri i prodhimit vendas i përket brezit të ri të aparateve fluturuese. Për prodhimin e tij janë përdorur teknologjitë më të përparuara, duke përfshirë sistemet e goditjes së objektivit me përpikëri të lartë.

Vahidi nuk bëri publike asnjë hollësi teknike në lidhje me helikopterin e ri. Duke parë fotot e aparatit të ri fluturues mund të thuhet se ai shëmbëllen me kopjen e helikopterit amerikan “AH-1J SeaCobra”.

Artikulli paraprakRikthehet flamuri në Dobrosin
Artikulli vijuesShqiptarët ekzekutojnë mergimtarin për t'i marrë portofolin