Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e kryesisë pas zhvillimeve të fundit, ku dha dorëheqje kryetari i këtij subjekti, Yisar Ymeri.
Albin Kurti tha se në rend dite kanë situatën politike dhe përgatitjet e VV-së për 2018-n.
“Unë do të flas sot në mbledhje por ato mbahen brenda. Por pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, tha ai për KTV.
I pyetur se a është takuar me koalicionin PAN për Gjykatën Speciale, Kurti tha “Absolutisht jo”.
Në mbledhje të kryesisë arritën edhe Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Nazlie Bala, Sami Kurteshi, Xhelal Sfeçla e Liburn Aliu, ndërsa nuk dihet nëse në mbledhje po merr pjesë edhe Dardan Molliqaj.