Haradinaj nesër del para gjykatës në orën 9, seanca është e hapur

Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, nesër do të bëjë të ditur vendimin pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Seanca gjyqësore do të jetë e hapur për publik dhe është caktuar të fillojë në orën 9 të mëngjesit.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci ka thënë se beson fuqishëm që Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar.

Koci shprehu besimin se nesër gjykata franceze nuk do të vendos për ekstradimin e Haradinajt, raporton lajmi.net.

“Fuqishëm besoj se vendimi final do të jetë në favor të Haradinajt”, tha Koci.

Artikulli paraprakRama: Sorosin po e kafshojnë ata që e puthnin dikur
Artikulli vijues31 kontrata false për një tender në Ministrinë e Arsimit