Siri: Numri real i të vrarëve mendohet të jetë rreth 250.000

Numri real i personave të vrarë në Siri mund të jetë mbi 200,000, vlerëson Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi, i cili mbështet opozitën siriane, thotë se ka dokumentuar vdekjen e më shumë se 160,000 njerëzve, por paralajmëron se numri i vërtetë mund të jetë dy herë më i lartë.
Kombet e Bashkuara kanë thënë në muajin korrik se mbi 100,000 njerëz janë vrarë në Siri që nga marsi i vitit 2011.
“Ne vlerësojmë se shifra reale është dyfishi i shifrës së dokumentuar nga Observatori, për shkak të sekreteve ekstreme që të dyja palët në konflikt mbajnë për viktimat e tyre”, ka thënë organizata me seli në Britani, citon REL të ketë transmetuar DPA. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakAleatët e Mursi dënojnë sulmet izraelite në Sinai
Artikulli vijuesAsus planifikon të lëshojë tabletët e rinj Transformer dhe MeMO këtë vit