Më shumë se 700 të vdekur në Arabinë Saudite

Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmujë në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.

Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës.

Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh.

Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.

Artikulli paraprakPërurohet ura në Kumanovë që u ndërtua me nismën e Lëvizjes BESA
Artikulli vijuesIvanovi dhe Çavkov bisedojnë për krizën me emigrantët