Aleksandar Frangaj: Pas “Klan Kosovës” i erdhi radha “Klan Maqedonisë”

Drejtori i përgjithshëm i televizionit “Klan”, Aleksandar Frangaj, sonte në një emision të po këtij televizioni ka konfirmuar, që televizioni “Klan” do të zgjerohet duke hapur kanal edhe në Maqedoni, e i cili do të quhet “Klan Maqedonia”.

Në pyetjen e gazetarit Arian Çani, se a do të hapet kanali televiziv “Klan Maqedonia”, Frangaj u përgjigjë i prerë “po”.

Gazetari poashtu pyeti Aleksandar Frangaj, se “Klan Maqedonia”, a do të hapet apo do të mbetet vetëm si një thashethem- transmeton Almakos.

“Ky sezon që mbylltet mbahet një ndër sezonet më të sukseshme të televizionit “Klan”, të gjitha sondazhet “Klan-in” e kanë renditur në një ndër televizionet më të shikuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Pas “Klan Kosovës”, tani ka ardhë radha që televizioni “Klan” të zgjerohet edhe në Maqedoni. Objektivi jonë është që brenda vitit të jemi në transmetim, sigurisht që për këtë gjë ka procedura”- ka thënë mes tjerash Frangaj.

Kurse, për atë se kush do jetë njeriu që do të drejtojë “Klan Maqedoninë”, Aleksandar Frangaj është përgjigjur se po punohet në këtë drejtim./almakos/kohaislame

Artikulli paraprakVritet një çift serb në Kosovë
Artikulli vijuesSkandaloze, prostitutat protestojnë ngase pritet të ndalohet aktiviteti i tyre