Presheva e mbushur me xhandarmëri, lapidari “bie” sot ose nesër!?

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vucic, gjatë këtij vikendi do të sjellin vendim përfundimtar për heqjen e monumentit kushtuar anëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Është e mundur që monumenti të hiqet sot ose nesër, raportojnë mediat e Beogradit.
“Vucici ka pritur kthimin e Dacicit nga Brukseli, nga takimet me zyrtarët evropianë, për të arritur marrëveshjen për heqjen e monumentit kushtuar terroristëve në jug të Serbisë. Gjithçka do të dihet këtë fundjavë”, thotë burimi i ditores serbe Blic.

Ky burim shtoi se të Vucici dhe Dacici disa herë “kanë cekur se është e palejueshme vendosja e memorialit, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim i nxituar”.

Telegraf.rs ka raportuar se forcat e xhandarmërisë kanë hyrë në Preshevën dhe se janë stacionuar në afërsi të monumentit të UÇPMB-së.

“Gjithçka është gati për të vendimin e shtetit”, kanë thënë burimet e këtij mediumi serb. /Telegrafi/

Sipas një fotografie të bërë në orën 2:30 të mëngjesit, nga portali presheva.com, monumenti i UÇPMB-së ende nuk është rrënuar.

Ndonëse sipas raportimeve të mediave serbe forcat e xhandarmërisë janë përqendruar pranë Komunës së Preshevës, lapidari që nderon luftëtarët e UÇPMB-së qëndron në vendin ku është ngritur.

Anëtarët e xhandarmërisë serbe arritën në Preshevë dhe janë stacionuar në afërsi të monumentit që u ngrit për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në bazën e xhandarmërisë afër Bujanocit mbërritën pesë autobusë të ngarkuar me policë. Një natë më parë në këtë bazë ka ardhur edhe një kontingjent i xhandarmërisë.

Gjithçka është absolutisht në gatishmëri, që të zbatohet “vendimi i shtetit të Serbisë”, përkatësisht kërcënimi i kryeministrit serb, Ivica Dacic, për ta hequr këtë lapidar.

Megjithatë, skenari i veprimit është duke u mbajtur në fshehtësi të plotë, kështu që vetëm udhëheqja e lartë shtetërore serbe e di se kur dhe si do të marrë përsipër këtë operacion, shkruan Kurir.

Dirë më parë në rrugët e Preshevës është vërejtur prani më e vogël e policisë se ditët më parë, ndërsa fjala kryesisht për policë të komunikacionit.

Artikulli paraprakAlgjeri: Vazhdon rrethimi i rrëmbyesve në uzinën e gazit
Artikulli vijuesEULEX do ta çarmatosë Limajn, nuk e do Karim Khanin për avokat