Algjeria ndërton xhaminë me minaren më të lartë në botë

Algjeria do të ketë njërën nga xhamitë më të mëdha në botë.

Xhamia Djamaa El Djazair do të ndërtohet në mes të një zone të ardhshme turistike dhe një qarku të klasës punëtore.

“Disa na kanë akuzuar se po ndërtojmë tempull për ekstremet. Përkundrazi, do të jetë goditje e rëndë për ta. Ata janë armiqësorë ndaj këtij projekti”, ka thënë Ahmed Madani, këshilltar i ministrit për Strehim dhe Ndërtim në Algjeri.

Komplesi i xhamisë, që do të kushtojë rreth 1.4 miliard dollarë, do të ketë librari me një milion libra, shkollë kuranore, muze dhe minaren më të lartë në botë, në 265 metra.

Salla e faljes do të mund të akomodojë deri në 120,000 besimtarë.

Ndërtimi i xhamisë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakLiberalizimi gëzon pacientët që kërkojnë shërimin jashtë Kosovës
Artikulli vijuesNjë stadium i ri futbolli në Prishtinë pas pranimit në UEFA