Nga Maqedonia në bankat e Zvicrës janë fshehur mbi 5.2 miliardë dollarë

0
164
A do të zbulohen shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë deponuar paratë e tyre në bankat e Zvicrës dhe në këtë mënyrë e kanë fshehur tatimin.
 
Pasi konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve kishte zbuluar se në filialin e bankës britanike HSBC janë 9 klientë nga Maqedonia që kanë 15 llogari bankare dhe kanë deponuar 164 milionë dollar amerikanë, prej të cilëve vetëm njëri ka 54.6 milionë dollar, mbetet e hapur pyetja se a do të kërkojë Maqedonia që të zbulohen emrat e personave që kanë fshehur tatimin.
 
Nga prokuroria publike kanë hapur lëndë për këto raste dhe tani janë kërkuar informacione nga organe përgjegjëse ndërkombëtare.
 
Shqetësim plotësues ka shkaktuar publikimi it ë dhënave nga organizata Global Financial Integrity (GFI) për derdhje të jashtëligjshme të parave nga vendet në zhvillim, e të cilat kryesisht kanë të bëjnë me para që lidhen me tregtinë me drogë, armë, fatura të rrejshme, prostitucion dhe terrorizëm.
 
Ato tregojnë se nga viti 2003 deri në vitin 2012 nga Maqedonia kanë dalë 5.2 miliardë dollar ose nga rreth 500 milionë dollar në vit, transmeton “Zhurnal”.
 
Më së shumti para janë larguar në vitin 2009, rreth 928 milionë dollarë, dhe në vitin 2011 gjithsej 852 milionë dollarë. Rreth 98% e parave janë “pastruar” nga fatura nga eksporti-importi i mallrave dhe shërbimeve.kohaislame