Ali Fetahu nga Ferizaj është viktima e të ftohtit në Hungari

Viktima që ka mbetur i ngrirë në Hungari është Ali Fetahu (1960) nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt.
Ai ishte person me nevoja të veçanta pasi ka pasur probleme në të ecur dhe në të folur.
Aliu ishte nisur i vetëm për në Hungari dhe nuk i kishte njoftuar fare familjarët e tij.

Fillojnë procedurat për kthimin e trupit të pajetë nga Hungaria

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.
“Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.
Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre”, thekson MPJ.

Artikulli paraprakSulmohet me zjarrvënie një xhami në Bullgari
Artikulli vijuesInstituti Europian i etur për Departamentin Osman