Ambasadat në Prishtinë ishin kundër rizgjedhjes së Naim Tërnavës?

0
137

Kur Naim Tërnava mori mandatin e tretë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës asnjë prej liderëve kosovarë dhe as zyrtarët ndërkombëtarë nuk i kishin uruan mandatin e ri.

Burime të Express kanë treguar se edhe ambasadat kryesore në Prishtinë ishin interesuar që Tërnava mos të merrte edhe një mandat në krye të BIK’ut, për shkak të tolerancës së tij ndaj “rrymave më fundamentale” të islamit që po shfaqen në vend.

Edhe zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar se ishte kërkuar edhe prej tyre të ndikonin që mos të bëhet Tërnava Myfti. Por Tërnava kĕtë u rizgjodh ne kete pozite permes një procesi zgjedhor. Dhe vlerësohet një disponim i përgjithshëm në Kosovë, në fazën momentale që Tërnava është i përshtatshëm dhe i pranueshëm.

Ndryshe, Naim Tërnava nuk u është përgjigjur thirrjeve të Express për të pyetur në lidhje me kundërshtimin e ambasadave kryesore ndërkombëtare të akredituara në Prishtinë.