Siri: Më në fund arrijnë ndihmat në Yarmouk të Damaskut

Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar, dërgesat e para me ndihmat humanitare hyjnë në kampin e rrethuar të palestinezëve, Yarmouk në Damask.

Rreth 20 mijë palestinezë jetojnë në këtë kamp, të zhvendosur që prej konfliktit të 1970 dhe më vonë. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë si mjekësore si ushqimore që prej muajit korrik, madje duke shtuar se dhjetra persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e urisë apo mungesë së barnave mjekësore.

Kampi ndodhet në zonat periferike të Damaskut, aty ku luftimet mes forca kryengritëse dhe ushtrisë kriminale të Bashar al-Assad kanë qenë të ashpra.

Për momentin nuk është e qartë sasia e ndihmave që kanë hyrë në kamp. Pavarësisht thirrjeve, organizatat humanitare dhe aktivistët e tyre nuk janë lejuar të hyjnë në këtë kamp, herë prej forcave të Assad herë për shkak të rrezikut të madh prej luftimeve.

/tch/kohaislame

Artikulli paraprakPolicia: Dyshohet se busti i “Terezës” është rrëzuar për shkak se nuk ka qenë i shtrënguar mirë
Artikulli vijuesAmbasadat në Prishtinë ishin kundër rizgjedhjes së Naim Tërnavës?