Ambasadorët e SHBA, Britanisë e Francës lëshuan mbledhjen që të mos e dëgjonin atë të Sirisë

NEW YORK, 26 SHTATOR – AMBASADORËT E SHBA-VE, BRITANISË SË MADHE DHE FRANCËS E KANË LËSHUAR MBLEDHJEN E JASHTËZAKONSHME TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-SË KUR AMBASADORI I SIRISË ËSHTË FTUAR QË T’U DREJTOHET TË PRANISHMËVE.

Mbledhjen e kanë lëshuar Samantha Pawer(SHBA), Matthew Rycroft (Britania e Madhe) dhe Francois Delattre (Francë) – përfaqësues të këtyre vendeve që edhe kanë ftuar që të mbahet takim urgjent në mënyrë që të kërkojnë ndalimin e ofensivave të forcave qeveritare në Alepo, transmetojnë mediat botërore.

Ata e kanë lëshuar mbledhjen kur në foltore ka dalë për të folur përfaqësuesi i Sirisë Bashar Al Xhafari.

Më herët përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë dhe Francës kanë akuzuar Rusinë se po mbështet ofensivën e qeverisë sirianë derisa njëkohësisht kanë folur për ndërprerje të armiqësive, transmeton AP.

Xhafari tha se vetë fakti se Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh në këtë takim ka sinjal se këto tri forca kanë dërguar për të mbështetur dhe do të mbështesë terroristët që e quajnë opozitë e moderuar.

Ai ka thënë se qeveria siriane do ta kthejë kontrollin ndaj Alepos.

Artikulli paraprakAksion simbolik i studentëve para kishës serbe të ndërtuar pa leje
Artikulli vijuesKomuna e Graçanicës me logo të kundërligjshme