Ambasadorja amerikane në KB bën thirrje t’i jepet fund konfliktit në Siri

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (KB), Samantha Power i bëri thirrje Rusisë dhe vendeve të tjera të cilat kanë ndikim mbi regjimin në Siri të mundësojnë që regjimi të zbatojë marrëveshjen për ti dhënë fund konflikteve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi përfaqësuesi Special i KB-ve për Sirinë Staffan de Mistura ka informuar Këshillin e Sigurimit të KB-ve, ambasadorja Power tha se rritja aktuale e dhunës në Siri mund të kërcënojë bisedimet e paqes që do të mbahen në Gjenevë. Sipas saj, SHBA-të e shohin si “shumë të rrezikshme” deklaratën e regjimit të Sirisë se do të ndërmarrë sulme në zonën përreth Halepit.

Ajo i bëri thirrje Rusisë dhe vendeve të tjera të cilat kanë ndikim mbi regjimin në Siri që të mundësojnë që regjimi të zbatojë marrëveshjen për ti dhënë fund konflikteve në Siri.

Power kritikoi regjimin e Asadit i cili në muajin prill ka lejuar hyrjen e vetëm dy autokolonave me ndihma humanitare. Lidhur me mos lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Derja ajo tha: “Kanë mbërritur lajme se fëmijët janë kthyer në skeletë dhe se njerëzit kanë nisur të hanë barë për shkak të urisë”.

“Vërejtja e rënies në ndërprerjen e konflikteve dhe për kalimet e ndihmave humanitare e bën shumë të ndjeshëm atmosferën për bisedime politike që do të zhvillohen nën drejtimin e Misturas”, ka thënë Power.

Sot në Gjenevë mes regjimit të Sirisë dhe opozitarëve fillon raundi i ri i bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës në Siri. Sot pritet që përfaqësuesi Special de Mistura të takohet me delegacionin e Komitetit të Lartë Negociator i përbërë nga opozitarët sirianë.

 

Artikulli paraprakKapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës
Artikulli vijuesKërkohet bazë e re ligjore për sekuestrimin e pasurisë së paligjshme