Një grup aktivistësh të shoqërisë civile nesër protestojnë në Bajram Curri, për siç thonë për kundërshtimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Po ashtu edhe një grup tjetër i aktivistëve së bashku me figura të tjera publike, do të protestojë para ndërtesës së Kryeministrisë.
Në një komunikatë për media nga aktivistët e shoqërisë civile, thuhet se me një gjatësi të shtratit 65 km, lumi i Valbonës përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë dhe veçanërisht 20 km e parë, ku po planifikohet të ndërtohen hidrocentralet.
Sipas aktivistëve, me këto projekte po vritet industria strategjike e zhvillimit të turizmit për këtë zonë, por edhe imazhi si vend tërheqës për turistët në nivel kombëtar.
“Kjo industri, e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm, tanimë po përballet me ekzekutimin e saj, shkruan shekulli. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht”, thuhet në një deklaratë të ambientalistëve.
Në fillim të muajit prill, Insajderi pati raportuar se si Parku Kombëtar i Valbonës, i cili vitet e fundit po tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj, konsiderohet se po i prishet peizazhi natyror sepse koncesionet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve, do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e parkut.
Në këtë pjesë ku pritet të ndërtohen 11 hidrocentrale në gjatësinë e 25 kilometrave, banorët e konsiderojnë si dënim kapital për lumin e njohur në mbarë viset shqiptare.
Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, dhe ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh.kohaislame