Paradoksi në Amerikë, me rritjen ekonomike rritet numri i të pastrehëve

A homeless man begs for money in the Financial District in San Francisco, California March 28, 2012. REUTERS/Robert Galbraith (UNITED STATES - Tags: SOCIETY POVERTY BUSINESS) - RTR300S7

Numri i të pastrehëve në SHBA u rrit këtë vit për herë të parë që nga Recensioni i Madh, e shtyrë nga kriza e strehimit që prek Bregun Perëndimor të vendit.

Sipas një studimi federal, mbi 550 mijë njerëz ishin të pastrehë në një natë të vetme këtë vit, një rritje me 0.7% nga një vit më parë. Pavarësisht rritjes ekonomike të SHBA, analistët thonë se më të varfrit ende nuk po munden të plotësojnë nevojat e tyre më bazëke dhe strehimi është mes tyre.

Përmirësimi i ekonomisë sigurisht që është faktor pozitiv, por ekspertët thonë se ushtron presion mbi tregun e qirasë duke rritur çmimet, presion që kalon tek amerikanët më të varfër.

Sipas studimit federal, në Kaliforni dhe sidomos Los Anxheles është numri më i madh i të pastrehëve në vend dhe aty ndryshimi i shifrave ndihet edhe më shumë. Vetëm në Los Anxheles janë rreth 55 mijë të pastrehë dhe autoritetet federale thonë se ky nuk është problem vetëm për qeverinë, por për të gjithë.

Edhe në qytete të tjera të preferuara, si Nju Jorkut, Portlandi, e të tjerë vihet re rritje e numrit të të pastrehëve, pasi kërkesat rrisin çmimet e qirave dhe i bën ato të pakapshme nga të varfrit dhe njerëzit që fitojnë më pak.

Qeveria qendrore u kërkon autoriteteve lokale që çdo dy vjet të numërojnë të pastrehët, por për vetë faktin që janë të pastrehë, numri zor se është i saktë dhe ekspertët sugjerojnë se është më i madh.

Artikulli paraprakKoha e misioneve të huaja në Kosovë ka kaluar– Kosova zot në shtëpinë e saj
Artikulli vijuesPresidenti amerikan Donald Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.