Të paktën 116 vende, duke përfshirë SHBA-të, lejojnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare që të martohen, sipas një raporti të ri nga qendra e hulumtimeve Pew.
Hulumtimi përfshin informacione nga 198 vende dhe territore nga departamenti i shtetit të SHBA-ve dhe Kombeve të Bashkuara, shkruan The Independent.
Në 153 kombe, mosha 18 vjeç shënon pjekurinë dhe është një kërkesë e nevojshme për martesën e njerëzve, sidoqoftë, shumë vende kanë pritje nga ky rregull.
Iraku, Xhamajka dhe Uruguai lejojnë që fëmijët të martohen me miratimin e prindërve. Dhe në 38 të tjera ka minimum të moshave të ndryshme për meshkujt dhe femrat, transmeton KosovaPress.