Ndryshimet e ligjit për letërnjoftime para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 39­ të në të cilën mes të tjerash do të shqyrtohet propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftime në lexim të parë dhe propozim vendimi për miratimin e Planit financiar të Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015.

Në rend dite do të jenë edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për tokën ndërtimore në lexim të dytë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë. Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim vendimin për publikimin e konkursit publik për emërimin e anëtarit të komisionit për mbrojtje të konkurrencës, propozim ligjin për ndryshim dhe Plotësim të ligjit për Tarifën doganore, propozim Ligjin për plotësim të Ligjit për aktivitete inovative, si dhe Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim të Ligjit për pyjet të gjithë në lexim të dytë.

Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe Propozimin e plotësuar të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike, Propozimin e plotësuar të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mjedisin jetësor, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për aktivitete komunale në lexim të dytë./Portalb

Artikulli paraprakQKUK-ja humb çdo vit mbi 2 milionë euro nga placentat
Artikulli vijuesSulmet ajrore qeveritare siriane vrasin 26 persona