Amnesty International: Rusia fajtore për krime lufte në Siri (Foto)

Grupi për të drejtat njerëzore, Amnesty International, sapo ka sugjeruar që Rusia është fajtore për krime lufte në Siri.

Gjatë javës ka pasur deklarata nga Kremlini zyrtar duke e mohuar se i kanë vrarë civilët sirianë, përderisa fotografi të reja tregojnë se bombat i kanë goditur shkollat dhe spitalet.

Një zyrtar nga Amnesy International ka thënë për Metro.co.uk, që Rusia vazhdon të kryej krime lufte, pavarësisht që deklarimeve që i ka ndërprerë veprimet ushtarake.

“Sulmet ajrore po i godasin civilët, e po i shkatërrojnë tërësisht.

Sulmet në spitale, shkolla dhe shtëpi janë dokumentar, e gjithashtu edhe disa ngjarje tjera ku shihet tek sulmohen ndërtesat e civilëve, e gjithashtu edhe punëtorët e shpëtimit që ishin dërguar për t’i marrë trupat.

Kjo që po e bën Rusia po krijon frikë dhe panik tek civilët sirianë.

Rusia po krijon përshtypje që askush dhe askund nuk është i sigurt nëse e kundërshton regjimin brutal të Bashar Al Assadit”, ka thënë Kristyan Benedict, menaxher i kampanjave të krizës në Amnesty International.

Sipas Human Rights Watch, një total prej 7 spitaleve dhe dy shkollave janë goditur gjatë sulmeve ajrore që kanë ndodhur para dy dite, raporton lajmi.net.

Lufta në Siri ka shkaktuar që thuajse gjysma e banorëve (11 milionë) të largohen.

Shumë nga të larguarit tani gjenden në Evropë, ose veçse gjenden në qendra të refugjatëve.

Artikulli paraprakRrGGK: Ngacmimet seksuale në Kosovë janë të shpeshta
Artikulli vijuesSh.B.A – Doli nga burgu pas 30 viteve, dy ditë më pas vrau nënën e tij