DAMASK (AA) – HALİT SÜLEYMAN
Anadolu Agency në vitin e tretë zbulon pamje të reja të sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al Asadit në zonën periferike të Guta-s Lindore në Damask të Sirisë, ku si pasojë humbën jetën më shumë se një mijë persona.
Si pasojë e sulmit të regjimit të Asadit të kryer me armë kimike në rajonin e Guta-s Lindore në natën e 20 gushtit në vitin 2013 humbën jetën mbi 1.400 persona nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë.
AA ka arritur të gjejë pamjet e filmuara menjëherë pas ngjarjes në vendin ku është kryer sulmi.
Në pamjet ku vërehen një numër i madh grash dhe fëmijësh që kishin humbur jetën si pasojë e gazit kimik, vërehen gjithashtu edhe mjekët në rajon të cilët japin përpjekjet e tyre për të rikthyer në jetë personat e ndikuar nga gazi.
Gjithashtu në pamje vërehen disa gra dhe fëmijë të shtrirë në tokë që kanë vështirësi të frymëmarrjes, ndërsa disa të tjera ndodhen në momente kritike për jetën, ku edhe ekipet e mbrojtjes civile të cilët përpiqen të mbajnë raporte identifikimi duke vendosur numra mbi personat që kanë humbur jetën.
Në pamjet pas sulmit paraqiten makineritë e punës që hapin varret për varrimet masive.
Qeveria e SHBA-së e cila kishte paralajmëruar se do të kryente ndërhyrje ushtarake në rast të përdorimit të armëve kimike nga regjimi në luftën e brendshme në Siri, përballë masakrës së Guta-s Lindore hoqi nga rendi i ditës “vijën e kuqe” duke ndryshuar politikën e saj.
SHBA e cila vepron bashkë me Rusinë patën rënë dakord në çështjen e eliminimit të armëve kimike, ku dhe regjimi kishte eliminuar stoqet e armëve kimike të përcaktuara.
Por regjimi nuk i dha siguri komunitetit ndërkombëtar se nuk kishte stoqe të tjerë përveç atyre që i kishte deklaruar Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW).