“Ne hamë mish derri dhe pimë alkool” – thotë ministrja

Ministrja e integrimeve të Norvegjisë ka qenë fokus i talljes këto ditë, sa që ajo pa mundësinë të largohet nga posti i ministrisë pasi u kërkoi Muslimanëve të adaptohen në kulturën e vendit.

Sylvi Listhaug, nga partia anti imigrim Partia e Progresit, ka shkaktuar një furi debatesh dhe konfuzione të Hënën kur ajo postoi në Facebook në prag të konferencës kombëtare të integrimit.

Ajo shkroi: “Ne e hamë mishin e derrit, pimë alkool dhe u shfaqim fytyrën tonë. Ju duhet të ju përmbaheni vlerave, ligjeve dhe rregullave që janë në Norvegji, kur ju të vini këtu”.

Ndërsa partia e cila është në koalicion qeverisë e kritikoi këtë qëndrim. “Është e drejtë e çdo kujt të ha çfarë të dojë në këtë vend dhe në vende të tjera” ka shkruar një komentues.

31,150 njerëz, 10,448 nga Siria kanë kërkuar azil në Norvegji në vitin 2015 – sipas Drejtorisë Norvegjeze të Integrimeve.
Këto deklarata nuk janë pritur mire edhe nga shumë qytetar duke thënë se kjo është gjëja më e shpifur që kemi dëgjuar këto kohë./KohaIslame

Artikulli paraprakI vetmi sahabi, qe i permendet emri ne Kur’an, eshte Zejd ibn Harithe. Pse valle? A thua kot? Jo!
Artikulli vijuesLe të jetë Mus'hafi dhurata ime