Analisti në BBC për ngjarjet në Turqi: puçistët bënë gabim të madh që nuk e vranë Erdoganin (video)

0
493

Mediat turke po ziejnë prej një komenti skandaloz të ngjarjeve në Turqi nga një analist i çështjeve botërore, Tim Marshall.

Ky koment është bërë në transmetuesin britanik BBC, i njohur për mbulimin jo të saktë, të deformuar, të situatës në Turqi.

Tim Marshall thotë në fjalën e tij se puçistët i bënë shumë gjëra mirë, por gabuan në dy raste. Ai deklaron se ata bënë dy gabime të rënda në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur demokratikisht.

“Ata nuk e vranë presidentin Erdogan,” shprehet ai, duke vënë në dukje gabimin e parë.

“Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni,” ka vijuar Marshall, duke dhënë shpjegimin e tij.

E si gabim të dytë të rëndë citon faktin që puçistët nuk i mbyllën organet mediatike.

Një qeshje ironike dallohet qartë në studio kur flitet për vrasjen e Erdoganit.

Të gjitha mjetet turke të informimit i kanë cilësuar skandaloze komentet e Tim Marshall-it. /tesheshi.com/