KMG: Uzbekistani, Bjellorusia, Irani – shtete censore

 

Komiteti për Mbrotjen e Gazetarëve thotë se autoritetet në Uzbekistan, Bjellorusi dhe Iran, janë në mesin e shteve udhëheqëse në botë për censurë ndaj mediave.

Në raportin e tij më të ri, ky komitet me seli në Nju Jork, thotë se gazetarët në Uzbekistan ballafaqohen me “keqtrajtim dhe persekutim”, ndërsa goditjet në Bjellorusi kanë ndikuar që mediat e aty-këtushme të pavarura të kenë probleme të mëdha.
Në Iran, duke i mbyllur faqet në Internet dhe duke i burgosur gazetarët, qeveria është përgjigjur ndaj trazirave politike në rritje.
Lista e censuruesve e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve i radhit vendet sipas qasjes në faqet e Internetit, lëvizjen e lirë të gazetarëve dhe praninë e mediave në pronë private.
Në raporton më të ri të këtij komiteti, në 10 vendet me censurë më të madhe në botë përfshihen edhe Eritrea, Mijanmari, Arabia Saudite, Kuba, Koreja Veriore, Guineja Ekuatoriale dhe Siria./BS/kohaislame


Artikulli paraprakAfganistan, shpërthim me rastin e vizitës së Obamës
Artikulli vijuesTreni Shkup – Prishtinë përplasë një makinë, 2 të lënduar