Me të përfunduar takimi për Sirinë në Gjenevë, Kofi Anan edhe njëherë tjetër vuri theksin mbi domosdoshmërinë e realizimit të planit në tij në Siri dhe shtoi se populli sirian është ai që vendosë për të ardhmen e tij.
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, u ka tërhequr sot vërejtjen fuqive botërore se do të jenë pjesërisht përgjegjëse për më tepër vrasje në Siri, nëse ato dështojnë të pajtohen se si ta përfundojnë konfliktin 16 mujor në Siri. Duke folur sot në hapje të takimit ndërkombëtar për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës, zoti Anan theksoi se historia mund t’i gjykoj fuqitë botërore “ashpër” nëse ato dështojnë të krijojnë një dalje të besueshme nga kriza. Takimi është hapur përkundër mospajtimeve të ashpra ndërmjet fuqive perëndimore, në njërën anë, dhe Rusisë e Kinës, në anën tjetër. Fuqitë perëndimore dëshirojnë që presidenti Bashar al-Asad të largohet nga posti, si pjesë e procesit të tranzicionit, ndërsa mbështetësit opozitarë do të merrnin rol politik. Rusia, aleati kryesor i presidentit Asad, tha se e kundërshton çfarëdo plani të tranzicionit, i cili do t’i imponohej Sirisë nga forcat e jashtme.
You Might also Like
Shpërthim i fuqishëm në afërsi të ambasadës ruse
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të godinës së ambasadës ruse në kryeqytetin…
By
1 Min Read
Kina persekuton muslimanët
Gjykatat kineze kanë arrestuar 20 myslimanë të minoritetit etnik ujgur nën akuzat për separatizëm.Gjykatat në…
By
2 Min Read
OKB: Arrin në 30.000 numri i viktimave në Siri
"Sipas të dhënave që disponohen, numri i viktimave në Siri ka shkuar në 30.000". Këtë…
By
1 Min Read
Në Afganistan vriten tre ushtarë të NATO-s
Tre ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën nga shpërthimi i një pajisjeje të improvizuar në…
By
1 Min Read
Egjipt: A do të lirohet Mubarak?
Një gjykatë egjiptiane do të vendosë së shpejti nëse ish-presidenti i vendit, Hosni Mubarak, do…
By
2 Min Read
Betohen deputetët e rinj të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë
Para aktit të betimit të Legjislaturës së 25-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës…
By
2 Min Read
