LEON PANETA SHPREHET NË LIDHJE ME TENSIONIN E TURQISË ME SIRINË

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se nuk kanë nxjerrë një kuptim të ekzagjeruar nga dislokimi i ushtarëve turq në kufirin me Sirinë.

Paneta në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Uashington, pyetjes : “A jeni të shqetësuar për përshkallëzimin e tensionit ndërmjet Turqisë dhe Sirisë?” ju përgjigj me fjalët: “Me aq sa di unë, ata kishin ushtarë në kufi. Lëvizja ushtarake në kufi nuk duhet parë me ekzagjerim”.

Ai theksoi se Turqia është një aleate e fuqishme e Amerikës në rajon. “Ne jemi në kontakt të afërt me Turqinë” tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta. Kurse Shefi i Shtatmadhorisë së Amerikës, Martin Dempsej tha: “Nëse një vend humb dy pilotë pas një qëndrimi armiqsor të një vendi tjetër, kjo rrit rrezikun për përshkallëzimin e një tensioni”.

Artikulli paraprakAnan: Populli sirian duhet të vendosë për të ardhmen
Artikulli vijuesKRYEMINISTRI ERDOAN I DREJTOHET POPULLIT ME NJË FJALIM