Tërmkolli: Ramushi, nga Haga në kryeministri

E përmend gjithmonë Ramush Haradinajn si kryeministër. Për Melihate Tërmkollin e AAK-së, lideri i kësaj partie do të rikthehet nga Haga si fitimtar, e ndërkohë, menjëherë do të duhej t’i ofrohej pozita e kryeministrit.
“Është e drejtë dhe krejtësisht morale që Haradinaj të kthehet si kryeministër i Kosovës, që ta vazhdojë punën aty ku e ka lënë si kreu i qeverisë dhe t’i japë një frymë të re zhvillimeve në vend”, ka thënë Tërmkolli për “Tribuna Shqiptare”.

Ajo ka thënë se duhet të këtë një konsensus të gjerë të partive politike parlamentare dhe joparlamentare për veriun e vendit.

Ndërkohë, Tërmkolli ka vlerësuar se deri tash autoritetet e Kosovës kanë dështuar për të vendosur ligjin në këtë pjesë të vendit. E për këtë, ajo ka thënë se në shume raste ndërkombëtarët, sidomos amerikanët dhe gjermanët, kanë qenë shumë më të vendosur. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakAndroid pritet të jetë në 70% të smartfonëve të dërguar këtë vit
Artikulli vijuesKëshilla për gjumë të qetë