Angli: Xhamitë organizojnë iftare për Ramazan

0
152

Gjersa Londra po përgatitet për Olimpiadën në gusht, xhamitë në të gjithë vendin janë duke u përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit, që përkon me lojërat olimpike.

Zyrtarë dhe organizata myslimane kanë filluar me programin “Iftari 2012” në Londër për të mirëpritur mijëra atletët dhe vizitorët që do të mbushin kryeqytetin Britanik për këtë ngjarje sportive.
Xhamitë pjesëmarrëse do të shërbejnë iftare për vizitorët, do të mirëpresin atletët në lokalet e tyre dhe do të bashkohen për ngjarjen me jo-myslimanët.
Muaji Ramazan i sivjetmë fillon me 20 Korrik, një javë para Olimpiadës.
Qendra Kulturore Islame e Londrës thotë se janë të gatshëm për ngjarjen, pasi kanë organizuar iftare për çdo vit.
Organizimi ynë vjetor është mjaft i përgatitur për të siguruar ushqim dhe për të lehtësuar pritjen e vizitorëve që vijnë këtu, pasi me vite të tëra bëjmë kësi organizimesh, thonë zyrtarë të qendrës.
Organizatorët thonë se më shumë se tetë milionë bileta janë shitur për lojërat e sivjetme olimpike. /mszh/kohaislame