Ambasadorit iranian i është përcjellë kërkesa drejtuar autoriteteve zyrtare të Iranit për t’u dhënë urgjentisht fund lajmeve që kanë qarkulluar në organet mediatike të këtij vendi në lidhje me vizitën e Erdoganit në Arabinë Saudite dhe dënimeve me vdekje
Ambasadori i Iranit në Ankara është thirrur në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Mësohet se ambasadorit iranian i është përcjellë kërkesa drejtuar autoriteteve zyrtare të Iranit për t’u dhënë urgjentisht fund lajmeve e informacioneve që kanë qarkulluar në organet mediatike të këtij vendi dhe ku krijohet një lidhje ndërmjet vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në Arabinë Saudite dhe dënimeve me vdekje që janë ekzekutuar në këtë vend.
Ambasadës së Iranit në Ankara iu bë e qartë se janë të papranueshme dhe pashpjegueshme sulmet që kanë ndodhur ndaj Ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe ndaj Konsullatës së Përgjithshme të këtij vendi në qytetin Meshhed të Iranin, duke i rikujtuar edhe një herë se imuniteti i misioneve të huaja diplomatike është në përgjegjësinë dhe garancinë e vendeve pritëse.