Ankara – Hapet Qendra Kulturore Shqiptare

Me një ceremoni zyrtare organizuar në Ankara është hapur Qendra e parë Kulturore Shqiptare në Turqi me emrin “Sami Frashëri”.
 
 
Në Ankara u hap një “Qendër Kulturore Shqiptare” qendra kulturore shqiptare ne ankara
Kësaj qendre kulturore i është vendosur emri i Sami Frashërit, i cili ka dhënë një kontribut të madh si në letërsinë turke, ashtu edhe në atë shqiptare.
Qendra do të mirëpresë takime artistike dhe letrare dhe do të shërbejë edhe më mësimin e gjuhës shqipe. 
 
Qendra Kulturore Shqiptare është hapur në Hamamönü, lagjen historike të minibashkisë Altındağ të Ankarasë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Ankara, studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet në Turqi si dhe emigrantë shqiptarë dhe nga Rumelia që jetojnë në  
Oborri dhe muret e brendshme të godinës ku ndodhet Qendra Kulturore Shqiptare janë zbukuruar me fotografi me pamje nga Shqipëria dhe Kosova. 
Gjithashtu në këtë qendër ekspozohen edhe kostume popullore tradicionale si dhe vegla muzikore shqiptare. Gjithashtu në Qendër është transferuar edhe një pjesë e bibliotekës personale me 30 mijë tituj gjithsej të Profesor Nexhip Albanit, të cilën ai ia kishte dhuruar Ambasadës së Shqipërisë. Me këto libra në Qendrën Kulturore është krijuar një bibliotekë.
Në muajt e ardhshëm Qendra Kulturore do të shërbejë për organizimin e ekspozitave dhe do të jetë adresa e takimit të letrarëve shqiptarë dhe turq. 
Planifikohet që në këtë Qendër Kulturore të hapet edhe një kurs për mësimin e gjuhës shqipe.
Qendra Kulturore Shqiptare mban emrin e Sami Frashërit.
Sami Frashëri është autori i romanit dhe enciklopedisë së parë në gjuhën turke, autori i fjalorit të parë modern të turqishtes, është një nga emrat e rëndësishëm të letërsisë turke.
Por njëkohësisht Sami Frashëri është një emër shumë i rëndësishëm edhe për gjuhën dhe letërsinë shqiptare.qendra kulturore shqiptare ne ankara
Sami Frashëri është një nga themeluesit e poezisë kombëtare shqiptare, bashkë me vëllain e tij, Abdyl Frashëri ai ka shkruar alfabetin e parë shqiptar me germa latine dhe greke, ka shkruar edhe një libër gramatike për gjuhën shqipe.
Sami Frashëri është njëkohësisht edhe babai i Ali Sami Jenit, themeluesit të Klubit të Gallatasarajit. 
Artikulli paraprakDita kur u rrëzua idhulli
Artikulli vijuesErdogan-Thaçi, angazhim për rritjen e investimeve dhe tregtisë