Papa këshillon kardinalët e rinjë: Nuk guxoni të shikoni me pasivitet vuajtjet në botë

0
167

Papa Françesku sot këshilloi 20 kardinalët e rinjë që të “arrijnë deri tek të gjith ata që mendërisht ose fizikisht shmangen nga kisha apo shoqëria,” raporton Anadolu Agency (AA).

 

Gjatë Meshës në bazilikën e Shën Pjetrit me kardinalët e rinj të cilët një ditë më parë morën detyrën, Papa Françesku sot u tha atyre që misioni i tyre është – “Misioni i mirëseardhjes” dhe se “nuk duhet të shikojnë vuajtjet në botë në mënyrë pasive.”

 

Papa u tha kardinalëve se ata duhet të shkojnë në kërkim të atyre “që janë larg, që janë në periferi.”

 

Që kur u zgjodh si Papë në 2013, Françesku avokon se hierarkia e kishës të dënohet më pak. Kardinalët e tij janë përfshirë në punë në vende të largëta si Mianmari dhe shtetet e ishujve Tonga.

 

Një prej kardinalëve të rinjë, Kryepeshkopi John Dew nga Zelanda e Re në një intervistë për Radio Vatikanin ka thënë se ai është caktuar për të shërbyer në Dioqezën e Romës, e cila është nën administratën e Vatikanit, Curiai. Atje, siç shprehet ai, do të njoh “njerëzit e duhur të cilët luftojnë në jetë, dhe do të fitoj përvojë të mirë”.