“Anonymous” i shpall luftë Izraelit

0
563

Grupi që bashkon një numër të panjohur piratësh kibernetikë, “Anonymous”, i shpalli luftë Izraelit duke publikuar online të dhënat e 5 mijë zyrtarëve izraelitë.

Grupi i adresoi fillimisht mesazhin qeverisë së Tel Avivit, përpara se të lidhte emrat me faqe dhe emaile të ndryshëm personalë, raportoi të hënën “Russia Today”.

“Në vëmendjen tonë në sulmin kundër Izraelit është vendosur fakti që qeveria izraelite ka injoruar vazhdimisht të drejtat e njeriut, ka censuruar internetin dhe keqinformuar qytetarët e tij mbi ngjarje të ndryshme. Për këtë arsye, ne shpallim një luftë kibernetike”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga “Anonymous”, transmeton TCH.

Më parë, grupi grabiti mbi 700 uebsajte izraelite, përfshi Bankën e Jerusalemit, faqen e Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, atë të Presidencës dhe disa uebsajte të tjera të rëndësishme.

Në një prononcim zyrtar të Tel Avivit, u konfirmua sulmi i “Anonymous”, por theksohej se autoritetet kishin përballuar me sukses 44 milionë sulme nga ana e hackerave, duke lejuar hyrjen në faqe në vetëm disa “raste sporadike”. /kohaislame