Rasti “Kleçka” sot para Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme do të shqyrtojë sot kërkesën e prokurorit, Mauritzo Saulustro, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, me të cilin janë liruar Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin “Kleçka”.
Avokati mbrojtës i deputetit Limaj ka thënë se ai dhe klienti i tij ka paraqitur me shkrim ankesën dhe do të jenë në Gjykatë në orën 9.30 kur nis seanca e kolegjit.

“Ankesa e prokurorit është krejtësisht e pabazuar, krejtësisht është në kundërshtim me lëndën faktike dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka thënë Rrecaj, transmeton RTK.

Në këtë seancë, përpos Fatmir Limajt, do të ketë procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, që konsiderohen si eprorë gjatë luftës.kohaislame

Artikulli paraprakKosova, kampion i mostransparencës!
Artikulli vijues“Anonymous” i shpall luftë Izraelit