Antari i grupit të Kumanovës kërkon të luftojë kundër DAESHI-it

– Ish ushtari i UÇK-së, Val Zeka (Valdet Zekaj), i cili gjendet në burgun e Prilepit për shkak të rastit të Kumanovës, përmes një letre publike dërguar në gazetën “Lajm”, kërkon që pjesëtarët e grupit të Kumanovës të lirohen, duke shprehur gatishmëri që të luftojnë krah për krah me SHBA-të kundër ISIS-it.

Ai këtë kërkesë e bën në emër të gjithë anëtarëve të grupit të Kumanovës, duke theksuar se angazhimi i tyre në luftën kundër ISIS-it do të ishte në baza vullnetare dhe pa kompensim financiar. Si përparësi të tyre e përmend faktin se nuk mashtrohen nga “një OSBE e rrejshme”.

“Unë Val Zeka (Valdet Zekaj) në emër të grupit prej 25 personave (të Kumanovës) te UÇK-së jemi të gatshëm të japim kontribut në luftë globale kundër ISIS duke marrë parasysh se ne shqiptarët jemi muri kinez i perëndimit me fakte nga Leka, Pirro, Gjergj Kastrioti e deri te UÇK. Grupi ynë ka mundësi për ndërhyrje këmbësore në vi të parë, dhe ju betohem se nuk dorëzohemi duke marrë parasysh se nuk mashtrohemi me një OSBE të rrejshme. Këtë kontribut e kem shpreh sado pak me qenë krah SHBA e perëndimit, e bëjmë vullnetarisht pa financa. Nuk e bëjmë me qëllim që ti ikim gjykatës. Nëse shkojmë kush do të mbet gjallë prapë vazhdon gjykimin. Dëshirojmë me çu drejtësinë në vend me gjykatë ndërkombëtare. Zoti i bekoftë SHBA, shqiptarët dhe perëndimin”, shkruan në letrën dërguar përmes familjarëve të vetë nga burgu i Prilepit, pjesëtari i UÇK-së i grupit të Kumanovës, Valdet Zekaj.

Artikulli paraprakSkandaloze: në Tetovë do të ndërtohet kryqi gjigand (Foto)
Artikulli vijuesFjalët e Kim Mehmetit po dalin për çdo muaj, por a ka kush i dëgjon se?!