Sulmohet një grua muslimane shtatzënë në Paris, humb foshnjen në bark

Përkundër të gjitha përpjekjeve mjekësore, një grua muslimane shtatzënë, e cila u sulmua nga dy meshkuj islamofobik në periferi të Parisit, Argenteuil, të enjten pësoi abort dhe ka humbur fëmijën e saj, deklaroi avokati i saj të martën.

Gruaja 21-vjeçare muslimane, e cila ishte katër muaj shtatzënë, u sulmua fizikisht nga dy meshkuj. Sulmuesi i parë u përpoq ta heq shaminë e saj dhe më pas i kishte prerë flokët e saj dhe i kishte grisur pjesë të veshjeve. Pasi ajo kishte bërtitur se ishte shtatzënë, njëri nga sulmuesit filloi ta shqelmojë stomakun e saj.

Ajo u dërgua në spitalin e Argenteuilit, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor.

Daily Mail raportoi se policia tha se burrat i kishin bërtitur gruas fyerje raciste, duke thënë se shamia nuk ishte më e pranueshme në Francë.

“Bashkëshorti i saj më telefonoi këtë pasdite. ‘Ajo ka humbur fëmijën’”, deklaroi avokati për agjencinë e lajmeve AFP. Ai shtoi se familja ishte shokuar nga tragjedia dhe nuk donin të bënin ndonjë koment të mëtejshëm.

Oficeri i policisë i përfshirë në këtë hetim, konfirmoi për AFP se ajo e kishte humbur fëmijën e saj.

Prokurori i komunës Pointoise, Yves Jannier, tha gjithashtu se gruaja ishte goditur në ijë para se të arrinte të ikë.

Në një incident të ngjashëm, një tjetër grua muslimane që mbante shaminë u sulmua tre javë më parë në të njëjtin rajon të Parisit./ todayszaman

Artikulli paraprakSulmohet një grua muslimane shtatzënë në Paris, humb foshnjen në bark
Artikulli vijuesGuantanamo, 46 të pafajshëm mbeten në burg