Anulohet fejesa e vajzës së Erdogan, për shkak të babait të dhëndrit

Ceremonia e fejesës së Sümeyye Erdoğan – të bijës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan – dhe Selçuk Bayraktar, është anuluar pasi babai i dhëndrit kishte probleme, disa orë para ceremonisë luksoze në Stamboll.

Özdemir Bayraktar, pronar i ‘Baykar Makine’ kishte probleme shëndetësore me zemër dhe u shtrua në spital, ka njoftuar mediat njëri nga djemtë e tij.

Në spital për vizitë ka shkuar edhe Erdoğan.

Për vendimin e martesës, kishin njoftuar mediat turke në fillim të kësaj jave.

Artikulli paraprakSkena tronditëse në Idomeni (VIDEO)
Artikulli vijuesKurz: Kriza e refugjatëve nuk do të sjellë ndarjen e Evropës