Miliona gra e fëmijë në rrezik në Afrikë, nevojiten 820 mln euro

Kombet e Bashkuara dhe partnerët e kësaj organizate ndërkombëtare, kanë kërkuar sot ndihmë financiare në vlerë prej mbi 820 milionë dollarë, për të ndihmuar refugjatët dhe njerëzit e tjerë të cilët janë të kërcënuar nga dhuna në Kamerun, Nigeri dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Në një raport të OKB-së për Kamerunin, thuhet se nevojiten plotë 282 milionë dollarë për mbrojtje dhe ndihmë për 1.1 njerëz të cilët janë të rrezikuar nga dhuna e organizatës ekstremiste Boko Haram, por edhe për kequshqyerje, përmbytje dhe për thatësira që jo rrallëherë janë problem për këto vende.

Plani humanitar gjithashtu i referohet mijëra refugjatëve nga Republika e Afrikës Qendrore, për shkak të konfliktit të kaluar në Kamerun.

Artikulli paraprakHetimi, Thesari amerikan: Presidenti Putin është i korruptuar
Artikulli vijuesVIDEO – Burri i tha gruas: Do ta marrë lumturinë (ngjarje)