Anulohet votëbesimi për qeverinë e Libisë

Seanca parlamentare për votëbesimin e parlamentit të Libisë për qeverinë e re të këtij vendi është shtyrë edhe një herë.

Më herët ishte rënë dakord që procesi i votëbesimit për qeverinë e re të mbahej ditën e martë, por është shtyrë për të martën e javës së ardhshme.
Aisha Aguri një prej deputetëve të parlamentit libian ka thënë se në takimin e ditës së martë kanë qenë të pranishëm 118 deputetë të cilët kanë marrë vendim që kryeministrit të vendit t’i japin edhe një javë kohë për të prezantuar anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.
Qeveria e Libisë është prezantuar ditën e dielë nën kontrollin dhe kujdesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Artikulli paraprakTashmë është bërë më se i qartë komploti i madh kundër Turqisë
Artikulli vijuesErdogan: Vendosmëria jonë për luftën kundër çdo sulmi do të forcohet