Apokalipsi i lidhur me 2012, mënyrë krishtere e të menduarit dhe jo e Maiave

Asnjë grafit i gjendur tek Maiat nuk ndërlidhet me apokalipsin. Këto vizione në të vërtetë paraqiten në njëmijë vitet e fundit në Perëndim dhe janë të lidhura me mënyrën e krishtere të të menduarit, e jo si pjesë e kulturës maiane. Por dikush dëshiron që tua atribuojë atyre si mënyrë e përhapjes më me lehtësi te lajmit.

Arkeologu meksikan i cili punon në Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë, Alfredo Barrera, tha se maiat tentonin te parashihnin disa ngjarje, por kjo kishte të bënte me gjëra të rëndomta, si thatësira apo reshje, gjera te cilat mund te lidheshin me paraqitje te semundjeve per shkak te ndryshimit te kushteve.

“Parashikimet e Maiave, ishin në aspektin e ngjarjeve të cilat në konceptin ciklik historik mund të përsëriten edhe në të ardhmen”, tha Barrera.

Ekspertët gjithashtu vunë në dukje se maiat, të njohur për kulturën e shkrimit, astronomisë dhe tempujve kompleksë, janë të njohur si një prej popujve më të përparuar indianë, kultura e të cilëve ka lulëzuan mes viteve 300-900, ndërsa ishin të interesuar për të ardhmen dhe atë përtej 21 dhjetorit të vitit 2012.

“Shumë monumentet të vjetra maiane flasin për ngjarjet në të ardhmen e largët”, ka thënë Geoffrey Braswell, një antropolog amerikan nga Universiteti California në San Diego.

Asnjë grafit i gjendur tek Maiat nuk ndërlidhet me apokalipsin. Këto vizione në të vërtetë paraqiten në njëmijë vitet e fundit në Perëndim dhe janë të lidhura me mënyrën e krishtere të të menduarit, e jo si pjesë e kulturës maiane.

“Ky lloj i të menduarit nuk ka të bëjë asgjë me kulturën maiane, sepse apokalipsi dhe fundi i botës nuk janë pjesë e kulturës së tyre, ata ishin popull pagan qe nuk kane besuar jeten e pertejme”, ka thënë Alexander Voss, antropolog në Universitetin Quintana Roo të Meksikës.

Kalendarin maian dhe sistemin e tij rrethor Braswell e krahason me matësit analogë të kilometrave.

“Sistemi i gjatë i kalendarit maian në fakt është një numërues i kilometrave në veturë. Makina ime e parë nuk ishte në gjendje të numërojë më shumë se 160 mijë kilometra, por kjo nuk do të thotë se po t’i kaloja ato makina ime do të shpërthente”, thotë ai, duke aluduar në apokalipsin dhe fundin e kalendarit maian. 

 

*Shkrimi nuk paraqet qendrime te redaksise kohaislame.com. Qendrimet e redaksise jane ne perputhje me qendrimet dhe parimet e sakta te fese islame.

 

Artikulli paraprakMali i Zi, partia e Gjukanoviç fiton zgjedhjet
Artikulli vijuesPENTAGONI THEKSON MASAT E SIGURISË NDAJ SULMEVE KIBERNETIKE