A po bëhet Egjipti një shtet që qeveriset me islam?

Gjykata Kushtetuese e Egjiptit mbështeti një projektkushtetutë, e cila do të njohë ligjin islamik të sheriatit si burimin kryesor të legjislacionit të shtetit.

Lajmi u raportua të premten prej mediave ndërkombëtare.

Projektkushtetuta do t’i dërgohet tashmë presidentit Mohammed Mursi, i cili pritet të shpallë një referendum për këtë çështje.

Komisioni Kushtetues i Egjiptit, i cili zhvillon ligjin themelor të vendit, miratoi të premten projektin e kushtetutës së re. Në orët e ardhshme ai do t’i paraqitet për miratim Presidentit Mohammed Mursi dhe më pas do të dalë në një referendum kombëtar.

Në rastin e mbështetjes së kushtetutës së re nga shumica e egjiptianëve në vend duhet të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Opozita egjiptiane injoroi votimin për projektin e kushtetutës.

Aktualisht, Egjipti është një shtet laik dhe mundësia e shndërrimit të tij në një shtet islamik përbën një shqetësim serioz për komunitetin ndërkombëtar.

Së fundmi, çëshjet fetare kanë fituar një rëndësi akute në jetën e vendit me 82 milionë banorë, pasi presidenti islamist Mursi i dha vetes fuqi të reja që i japin të drejtë veto mbi Parlamentin.

Artikulli paraprakMaqedonia ndëshkon mësuesit shqiptarë
Artikulli vijuesCarla del Ponte: Haradinaj është liruar sepse kanë munguar dëshmitë