Apple dëshiron sensorë të gjurmëve të gishtërinjve në produktet e veta

Veçoria e madhe e radhës nga Apple do të ishte skaneri 2D i gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas një dorëzimi të bërë gjatë ditës së djeshme në Komisionin për Siguri dhe Shkëmbim (SEC), thuhet se Apple, në muajin korrik, ka liçensuar teknologjinë nga AuthenTec për të komercializuar sensorët e gjurmëve të gishtërinjve e për t’i përdorur ato me produktet e Apple.

Kompania ka thënë se ka rënë dakort të blejë ofruesin e teknologjisë së sigurisë për 356 milionë dollarë, megjithëse marrëveshja ka ende nevojë për aprovim nga aksionerët.

Lajmi ishte raportuar së pari nga The Next Web.

Historikisht Apple ka blerë ndërmarrje për t’i shfrytëzuar ato në teknologjinë e vet unike. Siri, për shembull, është i blerë dhe jo i zhvilluar nga vetë Apple.

Mesa duket, Apple e ka me ngut. Ndërmarrja ka hyrë edhe në një marrëveshje të përbashkët sipas së cilës AuthenTec do të kryejë punët e inxhinierisë.

Dorëzimi në SEC, që është në fakt një prokurë e dërguar tek aksionerët e AuthenTec për të aprovuar marrëveshjen, paraqet disa hollësi interesante.

Përfaqësuesit e Apple dhe AuthenTec u takuan fillimisht në muajin shkurt për të folur për një marrëveshje liçensimi, por Apple u tërhoq nga kushtet.

Kur ngecën bisedimet për rregullat e marrëveshjes, në muajin maj Apple ofroi të blinte AuthenTec dhe bëri të qartë se nuk do të ishte e interesuar në ndonjë marrëveshje komerciale.

Në atë kohë, Apple ishte ndërmarrja e vetme që shfaqi një interes serioz në këtë teknologji. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakGoogle përditëson Voice Search për Android me 13 gjuhë shtesë
Artikulli vijuesSerbët: E shitëm Graçanicën