"Nokia" zhvendoset nga Vjena në Budapest

Gjiganti finlandez i telekomunikacionit ka bërë të ditur lajmin për zhvendosjen e zyrave qendrore për Evropën, nga Vjena në Budapest.

Zyrat qendrore, të cilat aktualisht ndodhen në Austri dhe ku janë punësuar 60 persona, do të zhvendosen për në kryeqytetin e Hungarisë në përpjekje për të qenë më fitimprurëse.

Zyra qendrore në Vjenë aktualisht menaxhon operacionet në Austri, Zvicër, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Mal i Zi, Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Izrael./shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakUltranacionalistët grekë, batalion ndaj emigrantëve
Artikulli vijuesAI: Civilët e Alepos përjetojnë dhunë të tmerrshme