Apple fiton patentën për microSIM

Patenta përshkruan sllotin për kartelat microSIM i cili mundëson ndërrim të thjeshtë të kartelave, si dhe performancat mekanike, dhe krejt kjo do të duhej të jetë rezistente edhe ndaj përdorimit joadekuat.

Slloti i patentaur mund të shfrytëzohet në pajisjet si tabletë, telefona dhe laptopë, gjegjësisht kompjuterë, monitorë, playerë multimedialë ose edhe në pajisjet tjera elektronike. Kartelat e mbuluara nga kjo patentë mund të jenë SIM kartela, min-SIM kartela, micro-SIM ose të tjera, thuhet në përshkrimin e patentës.

Apple e kishte bërë kërkesën për këtë patentë para dy vjetësh./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPas ardhjes së Muslimanëve në Tunis vërehet rritje e të ardhurave nga turizmi për 25%
Artikulli vijuesGPS në ré