GPS në ré

Microsoft Research është duke punuar në në projektin i cili do të duhej të zvogëlojë në mënyrë drastike shpenzimin në pajisjet mobile si smartphone kur e shfrytëzojnë GPS-në.

Në vend që GPS pranuesi gjysmë minute të marrë të dhëna të rëndësishme për përcaktimin fillestar të pozitës dhe më pas të kalkulojë pozitën momentale në bazë të të dhënave të marra, sistemi i Microsoftit vetëm për disa milisekonda i mbledh të dhënat më të rëndësishme nga satelitët dhe përllogaritja e pozicionit bëhet në ré.

Kjo qasje quhet cloud-offloaded GPS, ndërsa sistemi i cili do të bëjë përpunimin CLEO (Cultivating the Long tail in Environmental Observations). CLEO, sipas hulumtimeve, do të duhej të mundësojë GPS pozicionim të vazhdueshëm gjatë madje një viti e gjysmë me vetëm dy bateri AA. Për dallim prej kësaj, pozicionimi GPS klasik mund të shpenzojë baterinë e aparatit për madje vetëm gjashtë orë. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakApple fiton patentën për microSIM
Artikulli vijuesSiri – Përleshje të ashpra pranë aeroportit të Halepit