Apple hap dyqanin më të madh në Azi

Sipas raporteve në ueb sajtin The Next Web, turmat e mëdha të njerzve janë rreshtuar në linjë për orë të tëra për tu bërë dëshimtarët e parë të njërit ndër dyqaneve më të reja të Apple.

Shitorja e re i bashkohet dyqaneve tjera të kompanisë në regjion, me pesë prej tyre në Kinë dhe dy në Hong Kong, duke u bërë pjesë e 390 dyqaneve të Apple në mbarë botën.

Dyqani i ri ndodhet në mes të dy dyqaneve tjera në Kinë, mes të parit në Sanlitun dhe tjetrit në Xidan Joy City afër sheshit Tiananmen, të cilët ndodhen gati 6km larg njëri tjetrit.

Rruga ku është i vendosur dyqani i ri, Wangfujing, është vend historik për tregti dhe është rrugë shumë e frekuentuar nga vendasit si dhe ndërkombëtarët.

Sipas raportit, zv.drejtori i Apple të enjten u bë udhërrëfyes për media i lokacionit të ri, duke deklaruar se sipas kompanisë, dyqani i ri është ndër më të mirët që Apple ka në Azi.kohaislame

Artikulli paraprakAsadi po i frikohet ndonjë atentati, truprojet e tij tanimë janë iranian
Artikulli vijuesA do të jetë e ardhmja me printerë 3D