Apple prezanton iPod Nano-n e ri

Apple shpalosi gjeneratën e shtatë të iPod Nano në konferencën e saj më të madhe për shtyp në San Francisco dhe kompania deklaron se “ky është iPod-i më i mirë Nano që ne kemi krijuar ndonjëherë.”

Lajmi erdhi pasi kompania njoftoi për telefonin e saj të ri iPhone 5.
Edhe pse iPhone 5 është kulminacioni i ngjarjes, është përfolur gjatë se Apple-i do të modernizojë edhe iPod-et e saj. iPod Nano i ri përmban një ekran 2,5 inç me shumë prekje (multi-touch) dhe është 38% më i hollë se modelet e mëparshme (6.1 mm). Kontrolli i volumit zë gjysmën e pjesës anësore të pajisjes. Ai gjithashtu vjen me Bluetooth dhe radio FM.

iPod Nano i ri përfshin me një lidhës të ri Lightning, që është 80% më i vogël se lidhjet ekzistuese të saj. Çmimi është $149.
Kompania vuri në dukje se ka shitur më shumë se 350 milionë iPod-e: “Çdo tremujor ne shtojmë miliona e miliona të tillë,” tha Apple-i.
iPod i ri Nano do të vijë në shtatë ngjyra, duke përfshirë blunë, të verdhën, jeshilen dhe të kuqen./krokodili/kohaislame

 

Artikulli paraprakJa se çfarë duhet të dini për iOS 6
Artikulli vijuesOsmani: Duan të na eliminojnë!