Osmani: Duan të na eliminojnë!

eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka mohuar të gjitha akuza që janë shkruar në mediat vendore, kinse ai i ka kërkuar një milion euro Behgjet Pacollit e Remzi Ejupit, në mënyrë që AKP-ja të mos ua merrte hotelin “Grand” në Prishtinë. Ai ka thënë sot se shkrimet e tilla janë në shërbim të dikujt që dëshiron t’i eliminojnë figurat e LDK-së.
Osmani ka pranuar se ka zhvilluar takime me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli, por, siç ka thënë ai, ato takime nuk janë zhvilluar në mënyrë të fshehtë. Thotë të jetë befasuar me atë që është shkruar për takimet e tij me Pacollin.

“Zotëri Pacolli është zv.kryeministër dhe unë e takoj vazhdimisht. E takoj edhe në Parlament. Është një figurë publike dhe nuk është që takohem tinza”, ka thënë Osmani për “KosovaPress”, duke shtuar se për këtë gjë më së miri është të pyetet edhe Pacolli.

“Behgjet Pacolli që konfirmon që unë asnjëherë nuk kam pas kësi muhabete. Por, kanë qenë ato të joshen investitorët, që të plotësojnë kërkesat e AKP-së që kanë qenë. Këto kanë qenë gjërat që janë biseduar më zyrtarë të mundshëm. Kjo, çka po ndodh me këtë, po ndodh në kohën kur duhet të rikonfirmohet bordi i ri që pritet sot, nesër apo pasnesër. Thjeshtë kjo është një gjuajtje e shtrigave nga individë që i shfrytëzojnë mediat”, ka deklaruar ai.kohaislame

Artikulli paraprakApple prezanton iPod Nano-n e ri
Artikulli vijuesNdërtimi i magjistrales nën mbikëqyrjen e policisë