Pasi që presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi vendimin për sanksione të pjesshme ndaj Turqisë, mbështetja e personaliteteve të njohura nga vendet arabe për prodhimet turke po përhapet në rrjetet sociale
Mbështetje kanë shprehur personalitete publike nga Saudia, Egjipti, Kuvajti dhe Katari.
Në rrjetet sociale ka filluar kampanja me shenjën (hashtag): “Solidarizohem me Turqinë, “Jam arab dhe solidarizohem me Turqinë” si dhe “Mbështet prodhimet turke”.
Në shumë profile është shkruar se “është detyrë e çdo arabi dhe çdo muslimani të mbështet prodhimet ushqimore dhe prodhimet turke janë shumë kualitative dhe me çmime të lira.”
(Islampress)