MINISTRI JËLLDËZ: NUK DO TË KEMI VËSHTIRËSI NË FURNIZIMIN ME GAZ

Ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz (Taner Yıldız) tha se nuk do të kenë ndonjë vështirësi në lidhje me furnizimin me energji që do të kishte për burim Rusinë dhe Sirinë.

Në audiencën e studentëve turq që trajnohen në Rusi për inxhinieri nukleare ministri Jëlldëz deklaroi se situata në lidhje furnizimin me gaz nga Irani, furnizim që u ndërpre për shkak të sulmit terrorist, do të normalizohet duke filluar nga disa e nesërme.

1 vit më parë si sot 45 nxënës të zgjedhur pas një provimi të vështirë, ku morën pjesë 4 mijë e 500 studentë të inxhinierisë, shkuan për studime të larta në Rusi.

Inxhinierët e energjisë nukleare do të përgatiten në kuadër të punimeve të përbashkëta të Ministrisë turke të Energjetikës dhe Federatës së Rusisë.

Studentët turq do të vazhdojnë studimet e larta në Rusi në këtë fushë për 6 vite e gjysmë dhe pasi të diplomohen ata do të punësohen në Turqi.

Të ndodhur përpara kamerave, ministri Jëlldëz i testoi studentët që ndodhen në Rusi që prej një viti edhe për nivelin e zotërimit të gjuhës ruse.

Gazetarët e pyetën ministrin Jëlldëz se do të preken apo jo ky partneritet dhe marrëveshjet ekzistuese mes dy vendeve në fushën e energjisë pas përkrahjes së hapur që Rusia i jep Sirisë.

“Unë mendoj se edhe sikur të mos arrijmë të gjejmë konsensusin mbi çdo çështje që ka të bëjë me Sirinë, nuk do të hasim vështirësi në çështjen e furnizimit me energji. Pasi këto janë çështje me rëndësi strategjike. Me Federatën e Rusisë kemi një lidhje shumë serioze. E di që të dyja vendet po mbajnë një qëndrim mjaft të kujdesshëm në këtë drejtim. Pra nuk parashikojmë ndonjë vështirësi”, – deklaroi ministri Jëlldëz.

Ministri turk i energjetikës njoftoi se gazi iranian, i cili ishte ndërprerë si pasojë e sulmit të organizatës.kohaislame

Artikulli paraprakOfertë verore nga Kujtesa
Artikulli vijuesZYRTARE – GASHI KA DHËNË DORËHEQJE