Arabia saudite, 54 milionë për Gazan

Arabia Saudite do të sigurojë 54 milionë dollarë për ndihmë në Gaza. Këto ndihma shkojnë për infrastrukturën e rajonit dhe rindërtim.

Nënlryetari i Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, Jusuf el-Bessam theksoi se vendi i tij ndan 54 milionë dollarë për 1100 banesa dhe 6 shkolla në Gaza, ku 34 milionë dollarë të fondit do të përdoren për ndërtimin e banesave, ndërsa 20 milionë do të përdoren për riparimin e 7000 objekteve të dëmtuara në sulmet izraelite.

Gaza po vazhdon jetën nën rrënoja si pasojë e sulmeve të herëpashershme të forcave izraelite. Ky qytet llogaritet si një ndër vendet më të sulmuara në botë, dhe vendi ku qyetarët kanë kushtet më të vështira për jetësë.kohaislame

Artikulli paraprakFëmijët në Kosovë përjetojnë herët gjërat që nuk janë për ta
Artikulli vijuesSi u shëmtua Kosova dhe populli i saj